




Është promovuar mbrëmë filmi i ri i Eduart Grishaj dhe në event kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri.





Megjithatë ajo që ka rënë në sy është mungesa e producentes së “Big Brother Vip”, Lori Hoxha.
Në eventin e Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani (moderatores dhe regjisorit të Big Brother) ka qenë e pranishme vetëm producentja e “Dancing with the Stars”, Sara Hoxha. Ky promovim është një nga eventet më të rëndësishme të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, sepse të dy i kanë bërë vazhdimisht promo në rrjetet e tyre sociale.





Madje mund të konsiderohet edhe më i rëndësishëm edhe se sa festivali i fundvitit, ku do të jenë përsëri pjesë çifti i njohur. E në këtë drejtim ndaj dhe mungesa e Lorit është vënë re.