Ish-kryeministri i Spanjës tregon se si SHBA-ja ua përmendte Kosovën shpesh nëpër takime

Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili shërbeu për dy mandate në shtetin spanjoll, ka folur për, siç e ka quajtur ai, obsesionin që e ka pasur SHBA-ja për Kosovën sa herë që përfaqësuesit spanjollë janë takuar me ata amerikanë.
Zapatero në një intervistë për mediumin spanjoll ‘El Dario’, i pyetur për vendimin e kryeministrit aktual spanjoll, Pedo Sanchez, që të mbështesë autonominë marokene dhe se a është në një linjë me SHBA-të, ka përmendur një përvojë me rastin e Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Unë gati tetë vitet sa isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në tryezën dialoguese, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ishte tema e Marokut. E kujtoj mjaft lehtë se Kosova ishte obsesion i madh i Shteteve të Bashkuara me Spanjën, për shembull. Sigurisht, Amerika Latine, Afganistani, Iraku, pa dyshim. Por jo, Maroku nuk ishte. Dhe nuk mendoj se është tani”, deklaroi ai në intervistë.

Përveç Spanjës, edhe katër shtetet të tjera anëtare të BE-së nuk njohin ende sovranitetin e Kosovës.