Kafja për shumicën është një pije e preferuar, mirëpo jo rrallë nga nxitimi apo pakujdesia e derdhim në gardërobën e preferuar. Për t’i elim inuar në mënyrë efikase këto njolla, nuk duhet patjetër të përdorni menjëherë preparatet kimike. Këto truqe janë shumë të thjeshta dhe do t’ju kursejnë edhe para, edhe kohë.
1. Pjesën të cilën keni bërë me njolla njomeni në qumësht të ftohtë dhe lëreni një kohë të qëndrojë. Pastaj, lajeni në ujë me sapun.
2. Ka efekt edhe tretja e glicerinës dhe e një të verdhe të vezës. Thjesht, njomeni dhe fërkojeni pjesën e njollosur, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.
3. Edhe një truk i thjeshtë përbëhet vetëm me ujë të thartë: me të shpëlani njollën dhe ajo shpejt do të largohet. Është më së miri që ky truk të aplikohet derisa njolla është ende e njomë.
4. Është efektive edhe përzierja e uthullës dhe alk olit. Fërkojeni në vendin ku është derdhur kafja, lëreni të qëndrojë pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Gjithashtu, këto truqe janë efikase edhe në elim inimin e njollave nga vera e zezë dhe nga pije të tjera, siç është çaji i gjelbër.