Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, ka deklaruar se Donikë Gërvalla e Vjosë Osmani kanë dhënë kontributin e tyre të madh në LDK.
“Lista -GUXO-, e përfaqësuar nga vajzat krenare të Kosovës, Vjosë Osmani e Donikë Grvalla, kanë kontributin e tyre të madh në LDK-së. Andaj, edhe meritojnë të jenë pjesë integrale, të partisë së parë pluraliste, institucionale, paqe dhe lu ftë-bërëse, shtet-bërëse dhe shtet-formuese. Ato me ithtarët e tyre, duhet të qendrojnë në koalicion me LVV, deri në mbarim të mandatit aktual, ose, eventualisht, deri në zgjedhjet e ardhshme, nëse ato ndodhin”, vlerëson ai.
Sipas Zeqirajt, kthimi i Listës -Guxo- në LDK-e, do të ishte një kthim i natyrshëm, në partinë amë. Dhe, duhet të kthehet ballëhapur dhe krenare, sepse e këndellën LDK-në e përgjumur, të përtokur dhe të poshtëruar, duke u bërë bisht e patericë të partive-banda të PAN-it, duke e mbajtur për afro dy dekada PDK-në në pushtet, për të kulmuar me zgjedhjen banditeske të Hashimit president!
“Në këto rrethana, binomi Vjosë Osmani-Donikë Gërvalla, morën vendimin e duhur, të mençur dhe atdhetar, duke stopuar klanin Mustafa në marrëzinë e pakufi, në mbajtjen e PAN-it në pushtet. Vendimi ishte i imponuar, ngaqë klani ishte rrast i konsoliduar dhe për të mbetur në pushtet, pas Qeverisë Haradinaj, edhe Qeveria e LDK-së, u zgjodhë me votat e Listës Serbe! Për herë të parë elektorati i LDK-së, zemërthyer, por, mendje-kthjelltë, e ndëshkoi në grup, tej 100 mijë votues – njëherësh, votuan për -Ndryshimin-, duke votuar Listën -Guxo-, tashmë, e deklaruar për koalicion me LVV, që siguronte fitoren.
Qëllimshëm, i larguan nga pushteti shtetarët e inkr imin uar të PAN-it. Por, nuk kursyen as klanin, brenda Kryesisë të LDK-së, i cili i mbante në pushtet, në saje të koalicioneve me ata”, thekson ai.
Ai thotë më tutje se Vjosë Osmani dhe Donika Gërvalla, me kuadrot tjerë të Listës -Guxo-, kanë deklaruar hapur se “nuk na lidhë asgjë me LVV dhe aq më hiç ideologjia. Qëllimi ynë ka qenë e mbetet -Ndryshimi- dhe kthimi i dinjitetit LDK-së të Ibrahim Rugovës”. Prandaj Listën -Guxo- me LDK-në, e lidh gjithçka, sepse Donika ka milituar për tri dekada radhazi, duke qenë edhe nënkryetare dhe, më vonë edhe kryetare e Degës të LDK-së, në Gjermani. Gjithashtu, edhe Vjosa, si adoleshente ishte e kyçur familjarisht.
“Lidershipi i ri, me Kryesinë e re, të dalë nga Kuvendi i 10-të i Jashtëzakonshëm, ktheu shpresën e ndryshimit dhe të reformave në LDK-e, duke u kthyer të 100 mijë votuesit, në zgjedhjet e fundit lokale. Jeta politike në Kosovë, është, skajshëm, e kontaminuar. Llogaritën 1.826 eliminime politike të pazbuluara, më saktë, të “harruara” me dashje, për t`u mos u zbuluar. Dhe, kri mi ka emër. Vjosa dhe Donika duhet të jenë urë lidhëse, për koalicionin LDK-LVV. Sistemi i drejtësisë është i kapur, pikërisht, nga të ink rimin uarit.
Pavarësisht se aktualisht janë në opozitë, PAN-i e ka pushtetin e plotë mbi drejtësinë në Kosovë. Prandaj, bllokohen të gjitha nismat për reforma në drejtësi: Vettingu, korracimi i Këshillit Prokurorial, i Këshillit Gjyqësor. Së fundi, ngulmimi për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit, pikërisht nga torishta e asaj garde, e cila ka rrënuar drejtësinë”, vlerëson ai.
Tutje Zeqiraj theksoi se ‘ende pa e zgjedhur Prokurorin e Shtetit, i dinjitetshmi prokuror Elez Blakaj, i kërcënuar me jetë, nga komandantët k rim inelë, denoncoi emrin e helegut të Lumezit, të cilin, Këshilli Prokurorial e zgjodhi Kryeprokuror të Kosovës, me porosi, pikërisht, të Lumezit. “Ndërkombëtarët dhe Shoqëria Civile, kanë bërë vërejtje serioze, për parregullësi zgjedhore. Për rrjedhojë, as presidentja Vjosë Osmani, nuk e firmosi dekretin emërues. Dhe, është logjike se për arsye të fshehjes dhe të heshtjes të kr im eve serike, asnjëri nga titullarët aktual nuk meritojnë Kryeprokuror, por as anëtarë të Këshillit Prokurorial dhe as Gjyqësor”, thotë ai.
Sipas publicistit, ‘zëra të çjerrë e profanë, dëgjohen të bëjnë kritika paushalle, për Vjosë Osmani n dhe Donikë Gërvallën, pa u merakosur fare për sakrificën që bënë ato, për ta çliruar LDK-në dhe Kosovën, nga ingranazhi i PAN-it dhe SHIK-u i saj’.
“ Realisht, ato dhe shumë mijëra mbështetës të tyre bënë një sakrificë unike, duke u përballur me ndjesinë e ligjshme shpirtërore, që pas dekadash, detyrohen ta anashkalojnë votën për partinë e zemrës, duke mbizotërua arsyeja madhore, për t`u thënë kapsëve të partisë së Rugovës: “Kur është boll, është boll!” Jam fort skeptik, për suksesin e partive të reja, të ndara nga trungu i vjetër. Por, kurrë nuk do të dëshiroja dështimin e Vjosës dhe Donikës, me shoqe e shokë, edhe pse me shërbimin krejt të veçantë të tyre, bënë shumë për LDK-në dhe Kosovën. E shihni çfarë bëjnë PAN-istët, kundër Donikë Gërvallës, vetëm pse ajo i dha k rim it emër! Thirrni mendjes, o njerëz të lajthitur! Ajo akuzohet se është kundër UÇK-së!? Po kush lu f toi më shumë se ajo, pikërisht, për UÇK-në, Kosovën?!”, thotë ai.