Sveçla: Nga 1 nëntori, do ta zbatojmë me përpikëri vendimin e shkallëzuar për targat

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim që të shkallëzohet zbatimi i vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato legale.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ligji i ri sa i përket targave ilegale do të zbatohet me përpikëri.

“Ne jemi të interesuar te gjitha targat ilegale të dorëzohen dhe nuk duam eskalim të situatës. Ministria do të zbatojë secilën pikë dhe fazë të vendimit. Do të filmojmë nga data 1 nëntor”.

“Nuk ka arsye të ketë eskalom të situatës vemdimi është i ligjshëm. Insitucionet janë të përgaditura që vendimet ti zbatojnë në përpikmëri. Polici vazhdon me aktivitete të përditshme” tha ai.