Ishte hera e parë që në vitin e fundit të shkollës së mesme po më rroknin do farë dridhjesh të çuditshme, e që nuk më kishin god itur asnjëherë tjetër. I thosha vetes se isha ende tepër e re, për të mos thënë fare e pamësuar dhe tej mase e frikësuar të nisja dash uriçkat e moshës që i takoja, edhe pse shoqet e mia nuk e qanin kokën për gjëra të tilla.
Dhe, që në këtë kohë fillova të dal pak nga ajo “udha e Zotit” dhe këtë devijim timin lozonjar e vërejtën menjëherë vëllezërit e mi, të cilët më ndaluan të dilja nga shtëpia pa i pyetur paraprakisht se kah do ta thyeja qafën. Për këtë arsye edhe hum ba besimin e tyre për të vazhduar shkollimin më tutje, pra studimet në Prishtinë, e që ishte një god itje e rë ndë për mua dhe e para në jetën time.
Shoqet e mia dashu roheshin, e unë?
Dhe, deri në moshën 21 vjeçe jeta ime ishte e njëjtë: e zymtë dhe krejtësisht mono tone, edhe pse kohëve të fundit kisha dal nga pak nga shtëpia, por nuk kisha njohur askënd. E, në anën tjetër, të gjitha shoqet e mia kishin gjetur të dashurit e tyre, madje ishin das huruar edhe nga dy a tri herë, e unë as që merrja vesh gjë nga dashuria. Nëna shpesh ma përmendte martesën, por nuk e dinte se ku do më jepnin vëllezërit. Pas një kohe, njëra nga motrat e martuara më p ropozoi fejesë me një djalë që bashkëshorti i saj e kishte të afërm. Por, dola me të dhe nuk më pëlqeu.
Po atë verë, për çudi, pa menduar gjatë, u fejova me një shok të vëllait tim të dytë, i cili ishte djalë me fakultet të kryer dhe pasuri të madhe në një fshat të komunës së Malishevës, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, sepse tash më n e verit. Për çu di, më pël qeu që në takimin e parë. I tregova se nuk kam pasur lidhje me askënd, kështu që ai të flinte rehat. Dasma u bë një të diel me shi, erë dhe bubullimë. Dhe, pika e vlimit tim ndodhi ditën tjetër kur më thanë të shkoja në ahur dhe t’i milja lopët. Kundërshtova para të gjithëve dhe në atë moment burri im më ra shuplakë. Më pas gr usht imet e tij pasuan edhe në dhomën e fjetjes. Dhe, që nga ajo ditë, edhe pse bëra jetë me të një vit, mezi prisja të gjeja rastin që t’i jepnim fund martesës dhe të mos rrija asnjë ditë në atë shtëpi.
Jeta si vejushë ishte edhe më e rëndë se ajo kur rri ja e mb yllur para martese në shtëpi. Tashmë nuk më pen go nte askush të dilja, por sa herë që dilja në rrugë më bëhej se të tjerët flisnin vetëm për mua. Nuk më pe ngon te kush të dilja, por nuk e kisha fres kinë e dikurshme. E ndjeja mungesën e një mashkulli, sepse veç isha mësuar të flija me dikë. Dhe, sa herë që dilja në qytezën tonë, veç sa dëshpërohesha, sepse shumëkush mundohej të më shtinte në dorë, qoftë edhe për një natë.
Në pranverën e vitit tjetër u njoha me një burrë që i kishte 33 vjet, me të cilin ramë dakord të martoheshim, meqë edhe ai kishte qenë i martuar një herë. Me t’u martuar për së dyti, u dhashë shqelm gjithë atyre meshkujve që më ndiqnin pas sa herë që dilja jashtë shtëpisë. Tim burrë në fillim fillova ta doja, por shumë shpejt filloi t’më dilte nga zemra. Më shkonte në nerva për shumëçka. I thashë se jam e sëmur dhe nuk dëshiroja të nissha kurrfarë fëmije, të cilin ai e dëshironte shumë. Ky edhe ishte shkaku i një zënke shumë të ashpër, e cila edhe përfundoi me ndarje.
Dhe, që nga ajo kohë, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, më nuk kam besim në askënd dhe si vejushë më shumë rri mbyllur sesa që dal nga shtëpia, sepse e kam emrin e keq: të gjithë më thërrasin vejushë”, tha Shpresa në rrëfimin e saj rrëqethës atë ditë që e vizitova në shtëpinë e saj në Rahovec.