Sondazhet që Lëvizjen Vetëvendosje e paraqesin më poshtë se rezultati në zgjedhje, Armend Muja i VV-së nuk i ka marrë seriozisht.
I njohur edhe si ekspert i sondazheve, Muja ka thënë se sondazhet nuk e tregojnë gjendjen reale shpeshherë.
“Jo, sondazhi kurrë nuk ta qëllon gjendjen. Është një snapshot i atij momenti, i cili nganjëherë nuk thotë kurrgjë, nëse nuk i merr parasysh të gjitha dinamikat e zhvillimeve”, ka thënë ai në “DPT te Fidani”.
Sipas Mujës, sondazhi nuk ta tregon kurrë se si voton diaspora.
“Po them që vota është ashtu në fund. Nuk besoj që VV ka rënie, mund të ketë 1, 2, 3… nuk e di në këtë kohë nëse ka, unë mendoj që është i pasaktë”, ka thënë ai. /GazetaExpress