Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku po paraqet Rezolutën e Shqipërisë kundër pretendimit se gjatë luftës së Kosovës ka pasur trafikim organesh. Akuzë për të cilën sot janë të burgosur ish-liderët e UÇK-së, por që nuk është gjetur asnjë provë.
Edi Rama u është drejtuar të gjithë të pranishmëve duke thënë se Kosova nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë, siç është përpjekur pas nisjes së luftës në Ukrainë ta paraqesë Vladimir Putin.
“E keni parë sa i zëshëm është lideri i Kremlinit për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës?! Por nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës”, u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa kërkoi që Kosova të njihet me emrin e saj pasi është Republikë, jo Kosovo siç e thërrasin pushtuesit.
“A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse ju në këtë Këshill, t’u mësonit edhe organizmave të tjera ta shkruajnë emrin e Kosovës në emrin e saj zyrtar, Kosova, Republika e Kosovës dhe Kosovo.”
Pjesë nga fjala e Edi Ramës, në Këshillin e Europës:
Për ju, lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb ndërsa rrekemi ta shërojmë. Faktet kurrë nuk duhet të cënohen nga lojërat e pushtetit. Në dekadat e fundit , institucionet ndërkombëtare kanë qenë thelbësore në ndërmjetësimin e konflikteve. Shqipëria vazhdon të ndërtojë të ardhmen, teksa lufton dhe përndiqet nga fantazmat e autoritarizmit.
Ndërton marrëdhënie me fqinjët, duke përfshirë Serbinë, vend i cili kohë më parë konsiderohej si armik për vdekje. Europa për ne është më shumë se një projekt institucional, ëhstë ekzistencial. Kurrë s’kemi qenë në gjendje të zgjidhnim vetë, të tjerët vendosnin për ne. Perandoritë, regjimet dhe ideologjitë që na mbajtën të kyçur larg Europës.
Vetëm 3 dekada më parë ne patëm mundësi të ndryshonin lirisht rrjedhën e fatit tonë dhe ti kthenim sytë nga Europa.
Ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjatë gjithë jetës së tyre kolektive duke mbrojtur lirinë e tyre. Ky është rasti i kombit Ukrainas tani dhe ky ishte rasti i kombit të Kosovës më parë. E keni parë sa i zëshëm është lideri i Kremlinit për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës?! Por nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës.
A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse ju në këtë Këshill, t’u mësonit edhe organizmave të tjera ta shkruajnë emrin e Kosovës në emrin e saj zyrtar, Kosova, Republika e Kosovës dhe Kosovo
Dekada represioni të ashpërt, të përhapur e të mirëdokumentuar, një operacion i qëllimtë spastrimi i kryer nga Millosheviçi. Ndërkohë që flasim mijëra janë të zhdukur, të gjallët i kërkojnë. E gjitha ndodhi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare.
Falë Zotit ndodhi në 1999. Britma e Kosovës, nuk mund të shpërfillej më. Beteja e saj për mbijetësë ngjalli keqardhjen botërore. Vunë në lëvizje botën demokratike. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe hyri në veprim. U njoh lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.