Kryendeshja e kampionatit gjerman Borussia Dortmund – Bayern Munich ka përfunduar me barazimin 2:2.
Mysafirët ishin në prag të fitores, por në fund u detyruan të pajtohen me një pikë.
Deri në minutën e 74-t ata ishin në epërsi me 2:0 (shënuan Goretzka 33’ dhe Sane 53’).
Në minutën e 74-t, Moukoko shënoi për 1:2, ndërsa shifrat i barazoi Modeste në minutën e pestë të lojës shtesë.
Në atë moment, ish-portieri i skuadrës bavareze, Oliver Kahn nuk është përmbajtur dhe nga reagimi i pamatur është rrëzuar nga karrigia.
Kamerat e kanë kapur atë moment dhe videoja ka bërë gjiron e botës.