Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një deklaratë ku kritikon opozitën për humbje koncentrimi.
Ai thotë se derisa opozita thotë se ka merita për liberalizimin e vizave nëse ndodh, tash po e akuzojnë kryeministrin Kurti se po e negocion këtë proces me themelimin e Asociacionit.
“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka ironizuar edhe për festimet e mëhershme të liberalizimit të vizave pa ndodhur ky proces.
“Ani pse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje”, shkruan Bajqinovci.