U largua nga puna, shefi i hakmerret duke ia dërguar pagën në centa

Një burrë nga Xhorxhia ka akuzuar ish punëdhënësin e tij për një lëvizje “fëminore” pasi ai mori pagesën e tij përfundimtare prej 915$… në qindarka.
Pas këtij pretendimi dhe largimit nga puna, ai tani e kalon ditën duke larë dhe pastruar qindarkat një nga një në mënyrë që të mund ti përdorë ato.

Në majë të “grumbullit” ishte fletëpagesa e tij e fundit … së bashku me një mesazh të qartë ndarjeje nga puna e tij.

Flaten u largua nga puna në nëntor me pretendimin se kishte probleme me pagën.

Pas këtij pretendimi dhe largimit nga puna, ai tani e kalon ditën duke larë dhe pastruar qindarkat një nga një në mënyrë që të mund ti përdorë ato.

Miles Walker, ish shefi i tij thotë se e rëndësishme është se ai u pagua, se si nuk ka rëndësi.

Olivia Oxley, e dashura e Flaten, thotë se shpreson që incidenti të nxjerrë në pah mënyrën se si njerëzit “trajtohen kaq keq nga punëdhënësit e tyre”.

Gjithsesi, ajo tregon se pavarësisht mizorisë së ish shefit, “pas lopatës së parë, ishte gjithçka shumë qesharake dhe për të qeshur”.