“Sami Lushtaku po planifikon ti ndërtoj shtatore vetit”?!

Miratimi i planifikimit buxhetor në Skënderaj për vitin 2023, ende po përcillet me pakënaqësi të mëdha nga qytetarët e veçanërisht nga opozita në kuvendin komunal.

Në ditën e miratimit të buxhetit, disa nga kritikat më të ashpëra ka dhënë asamblisti i Vetëvendosjes, Hysni Mehani.

Mirëpo kritikat u përcollën edhe më tutje, sot, ku Mehani në një postim në facebook ironizoi me nënkryetarin Sami Lushtakun dhe buxhetin komunal, duke thënë se ai në emër të Komunës, me miratimin e buxhetit, po neglizhojnë shumë probleme të theksuara si: shëndetësia, mungesa e laboratorëve në shkolla etj., gjërsa po sigurojnë financa për veturat e tij zyrtare. “Mbase Samiu do të mbetet në histori si njeriu që ia ndertoi vetit shtatoren me buxhet të komunës”, – ka ironizuar më tutje Mehani, shkruan portali rajoni.org.

Postimi i plotë:

“Sami Lushtaku më 50 mijë euro buxhet të komunës ka planifikuar me ia maru një shtatore vetit;
●Hapjen e tubimit kish me bë vetë,
●Edhe zbulimin shtatores kish me bë vetë,
●Edhe duartrokitjet me rastin e zbulimit vetë,
●Edhe fjalimin me rastin e zbulimit vetë,
●Edhe programin artistik vetë,
●Edhe një fjalë rasti vetë,
●Edhe mbylljen e tubimit vetë,
Veç çështjet me numra kish me ja lanë Mërgimit dhe tutjen sorrava Fadilit.

Historia nuk mund të ndryshohet e as relativizohet me një foto rasti.
Ata që kishin fatin të vdesin për këtë tokë, nuk mund të barazohen me ata që blejtën 50 euro arin dhe e shitën 5-6 mijë.

I gjalli që është koritur për pasuri, nuk mund të barazohet me atë që janë skalitur me lavdi në histori. Nuk mundet!

E mira do të ishte që:
80 mijë eurot për vetura zyrtare,
50 mijë eurot e “lavdisë” se Samiut,
35 mijë eurot për shtigje,
E disa projekte tjera të investohen në laboratore të shkollave, e një pjesë e tyre për pajisje në QKMF.

Në kohën kur në buxhetin për vitin 2023 i ndanë 0.25 cent për kokë banori në vit për shëndetësi, është absurde të ndash 50 mijë euro për të kërkuar lavdinë personale, përveç nëse me ato 0.25 cent planifikon t’ua sigurosh nga një paracetamol atyre që do u shkaktosh kokëdhëmebje me këtë qeverisje.

50/50 = 50 mijë euro shëndetësisë, 50 mijë shtatores së Samiut.

Lavdinë që të tjerat e gëzojnë në zemrat e njerëzve, nuk mund ta fitosh duke përdorur buxhetin e komunës për t’u barazuar me ata.

Nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje fakti.
Faktet nuk bëhen me buxhet të komunës, ato shkruhen me vepra.

Shtatoret nuk do duhej të ishin çështje e partive e as e buxheteve komunale. Historinë le ta shkruajnë brezat që vijnë, jo partitë për kryetarët e tyre.

Me ndërtu shtatore në të cilën je vetë, është si me puth vetën në pasqyrë. Kjo ego nuk guxon me dalë prej 4 mureve se lëre më të shkruhet në buxhet komunal.

Buxheti është për shërbime ndaj qytetarëve, jo në shërbim për egot për lavdi që kanë pushtetarët.

P.S.
Mbase Samiu do të mbetet në histori si njeriu që ia ndertoi vetit shtatoren me buxhet të komunës.”