




Bue Ami ka qenë etnograf, gjeolog dhe udhëtar francez, që ka shkruar për shumë shtete që ka vizituar, mes tyre edhe Shqipërinë e Turqinë, ndërsa në përshkrimin e tij për turqit, ai gjithashtu ka shkruar për shqiptarët atje, duke thënë se janë raca më e bukur në perandori.





Ami punoi për një kohë të gjatë në Vjenë. Bëri udhëtime të gjata në Evropë e në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti.
Veprat e tij kryesore me interes për çështjet shqiptare janë Turqia Evropiane në 4 vëllime dhe Përmledhje udhëtimesh në Turqinë Evropiane1854) në 2 vëllime.





Aty paraqet të dhëna për historinë politike e ekonomike të Shqipërisë, dhe për veçoritë e kulturës materiale e shpirtërore (organizimi shoqëror, banesa, veshjet; cilësitë morale etj.)
Megjithëse jep disa vlerësime të diskutueshme, të dhënat e autorit kanë vlerë njohëse historike.
Në fushën e gjeologjisë, në veprën kryesere “Përshkrim gjeologjik i Turqisë Evropiane (Esquisse gëologique de la Turquie d’Europe, Paris 1840). ka përcaktuar depozitimet e kretakut, të paleogjenit e të neogjenit dhe, ndër të tjera, ka folur për vendburimin e serës së Selenicës, për ujërat termominerale të Dibrës e të Fushë-Krujës, si dhe për gjipset e Vlorës./KultPlus.com