




Familja Ademi nga Prishtina tash e disa muaj po përballen me problemin e bllokimit të kanalizimit.
Ata jetojnë në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe bllokime të tilla po ndodhin vazhdimisht, duke bërë që uji të hy brenda objektit ku ata banojnë.
Familja Ademi i ka dërguar disa pamje në adresën e Klankosova.tv ku shihet se uji ka depërtuar edhe në dhomat e fjetjes.Me rrugët e tyre alternative ata si herat e kaluara, ashtu edhe kësaj here kanë tentuar që ta largojnë ujin nga dhoma.





Pos këtij problemi, ata për Klankosova.tv treguan se edhe aroma që kundërmon është e padurueshme.
Ata bëjnë të ditur se janë rast social dhe e kanë të pamundur të gjejnë një zgjidhje siç është ajo e ndërrimit të banesës, ku edhe banojnë me qira.
Familja kërkon nga kushdo që ka mundësi të iu ndihmojë, të lajmërohet në numrin: 045385189.