




Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka ironizuar me deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha bëri apel te qytetarët që të izolojnë shtëpitë para se të bëhet ftohtë, shkruan Gazeta Metro.
Syla në një shkrim në Facebook ka ironizuar duke i thënë bravo ministres Rizvanolli, derisa ia ka përmendur edhe deklaratën e ‘joustickave’.Tutje ai ka pyetur se a bën mu la dy herë në javë.





“Joystickat i nalni, mu la bashkë në tush me kursy, me i izolu shtëpijat me kopalla… kondomat ngjyre pembe mi ble edhe me me prish iftarin me kallamari. Borovnicë s’bon me pi. Bravo Ministre Rizvanolli. A bon mu la 2 here herë në javë. Edhe këta të PDK’së a mu lu veç të dielen, apo bon edhe të ejten, se të marten s’pranojnë ajo dihet… Mas tushit, a me bo najsend a me ja fut gjum”, ka shkruar Syla.





Ministrja Artane Rizvanolli ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli. /gazetametro.net