Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse, tha të mërkurën presidenti Aleksandar Vuçiç, pavarësisht lidhjeve miqësore mes Beogradit dhe Moskës.
“Serbia … nuk do ta njohë atë (referendumet) pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së,” u shpreh Vuçiç.