![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph deklaron se Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, ndërsa kritikon qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb.
Në një intervistë për TV21 në Maqedoninë e Veriut, Joseph paralajmëron Shkupin se Rama dhe Vuçiç po destabilizojnë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk ëshë e mirë për ta.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Nismën Open Balkan, Edward Joseph e quan si instrument për t’i dhënë Serbisë ndikim më të madh politik në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, eksperti amerikan akuzon Edi Ramën se mbron hapur Vuçiçin dhe politikën e tij pro-ruse, duke e quajtur një turp qëndrimin e kryeministrit shqiptar.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Joseph e quan Ramën të rrezikshëm edhe sa i takon Kosovës, duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun për destabilitet.
Edward Joseph: Nuk po them të keni marrëdhënie të këqija me Tiranën dhe me Beogradin. Por trekëndëshi Tiranë-Beograd-Shkup sjell probleme, sepse lidhja mes Tiranës dhe Beogradin është e pashëndetshme, sepse Rama i thotë BE-së dhe SHBA-së që të ndalojë presionin drejt Beogradit, për të vendosur sanksione drejt Rusisë. Ky është një turp dhe ai po mbron hapur Vuçiç për politikën e tij pro-ruse. Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. Dhe Edi Rama kërkon të krijojë Shqipërinë e Madhe dhe kjo është një problem për ju (maqedonasit).