Një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij. Kjo kerkese e tij ka shokuar opinionin e gjere, duke marre komentet me negative te mundshme nga masa e gjere e njerzve, pa dallim fej apo kombi, shkruan pemajetes.com.
Kohe më parë, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Psikologia Denata Toçe kishte thënë se raste të tilla ndodhin në fise të caktuara në Turqi apo Afrikë, ku është pjesë e kulturës që martesat të bëhen brenda familjes.
Ndërkohë, në të njëjtin emision, Marsida Simo kishte zbuluar se martesa mes kushërinjsh të dytë apo të tretë ndodhin edhe në jug të Shqipërisë.
“Në periudhën kur ka pasur kanuni efekt ruajti veriun, por jo jugun. Martesat brenda familjarëve ndodhin në shumë qytete në jug të Shqipërisë si Korça, Gjirokastra etj… Kjo jo vetëm për të ruajtur pasurinë, por edhe zakonin apo kulturën e tyre”, kishte thënë ajo në studio të emisionit “Ftesë në 5”. /Pemajetes.com