Analisti Imer Mushkolaj, të mërkurën përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të SBAShK-ut.
Mushkolaj, ka ironizuar me konsultimet e Rrahman Jasharajt me anëtarësinë. Sipas tij greva mund të ndalet me një telefonatë nëse i bënë konsultimet ashtu siç i bëri pas takimit me kryeministrin Kurti.
“Masi u taku me Albinin, Rrahmani menjëherë “u konsultua me anëtarësinë” dhe iu tha gazetarëve se greva vazhdon. Tash, për propozimin për ndërprerjen e grevës, SBASHK’u i paska dhënë kohë anëtarësisë për të vendosur. Pse nuk po i kryen Rrahmani “kosultimet” si atë ditë, me një telefonatë dhe me e ndërpre grevën?”, ka shkruar ai.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se, Këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.