Berisha premton: Kur të vi në qeveri do keni ujë falas, Tomorri ka burime me cilësi të mirë për të gjithë Myzeqenë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme po zhvillon një takim me përfaqësuesit e sindikatave, aty ku dhe dha disa premtime të cilat do ti mbajë kur të vijë në pushtet.

Berisha tha se gjatë kohës kur ai i shte në qeveri mendonte ta jepte ujin e pijshëm falas për qytetarët pasi Shqipëria është një vend i cili ka mjaftueshëm ujë.

Më tej ish-kryeministri tha se këtë gjë do e bëjë të mundur kur të vijë përsëri në qeveri. Ndonëse, nuk do e bëjë direkt pasi fillimisht nevojiten ujësjellëse funksionale, Berisha tha se qytetarët do e paguajne ujin me çmimin më të ulët.

“Gjatë viteve të qeverisjes një nga gjërat që mendoja gradualisht ta japim falas ishte uji. Pse kjo? Sepse ne jemi vend i bekuar me ujëra. Ne kemi shumë ujëra dhe ujëra shumë të mira. Domethënë duhen investime, por ujërat tona mbulojnë të gjithë territorin, po marr përshembull ujërat e Tomorit mund të furnizojnë të gjithë Myzeqenë me ujëra të cilësisë më të mirë.

Ka një vend që u jep krenarisht falas dhe është Austria e jep sepse thotë ne kemi shumë ujë, dhe Austria ka ujë. Por, Shqipëria nuk ka më pak ujëra. Është një akt i papërgjegjshëm kj oqë bënë këta me dy tre fishimin. Sigurisht dhënia e ujit falas kërkon të kesh sipërmarrje ujësjellësi funksionalë dhe unë nuk them që do të bëhet menjëher, por çmimi i ujit do të kthehet ashtu si ka qenë dhe më ulët. Ju siguroj që do të ketë çmim të veçantë për sipërmarjret turistike në të gjithë vendin”, tha Berisha.