




KFOR-i largon flamurin e madh serb që u vendos si provokim nga strukturat paralele. Një flamur i madh ishte vendosur sot afër Urës së Ibrit nga strukturat paralale.
Vendosja e këtij flamuri u pa si provokim, megjithatë kanë reaguar menjëherë autoritetet e sigurisë. Në pamjet që ka siguruar nacionale shihet prania e KFOR-it italian, teksa një nga zyrtarët duket duke e larguar flamurin. /eo