Para një muaji respektivisht para fillimit të meremetimit të xhamisë në Sllakovc të Epërm
Ensari me Babin e tij Nijaziun kishin vizituar vendlindjen, e mes tjerash kishin vizituar edhe xhaminë.
Posa e sheh xhaminë Ensari fillon të qaj, duke thënë:
Kuuku po shumë koka plakë xhamia (demek koka vjetru).
Dje kur i kishte pa fotot në fejsbuk se xhamia kishte ndryshuar dhe kishin filluar punimet, kishte thënë:
Edhe unë po du me dhanë rrogen tem për xhaminë se koka tu ba e mirë fantazi.
Ensari merr 10€ “rrogë” të cilat qeveria i ka ndar subvencione për çdo fëmijë e nxënës andaj ato 10€ i dhuron xhamisë.
Le të jet ky një shembull i mirë, i një fillimi të mirë, i një fëmije të mirë, dhe i një familje të mirë.
Lus Zotin që Ensarit t’ia shpërblej këtë sadaka rrjedhëse, e ta bëjë të dobishëm për veten e tij, familjen e tij, dhe për fenë e kombin e tij.
Rexhep Gurgurovci
28 Shtator 2022