Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë. Ndikim në këtë rast ka pasur edhe forcimi i dollarit amerikan.
New York Times shkruan se çmimi i arit të zi tashmë ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar.
Një fuçi naftë u shit në bursën amerikane për 78.75 dollarë, një rënie kjo me 7.5% krahasuar me javën që shkoi, dhe në bursën e Londrës ra 5.7% duke u shitur për 85.15 dollarë. Ngadalësimi i rritjes së ekonomive më të mëdha në botë po ndihet tashmë.
Për shkak të inflacionit të lartë, bankat qendrore janë duke rritur normat e interesit, por kjo ngadalëson rritjen ekonomike e për rrjedhojë, dobëson kërkesën për energji. Javën e kaluar, bankat qendrore të SHBA-së dhe Zvicrës rritën normat bazë të interesit me 0.75 pikë përqindjeje, ndërsa ato qendrore britanike dhe norvegjeze me gjysmë pike. Tregtarët druhen se kostot më të larta të huamarrjes do të mbysin rritjen ekonomike.
Ndërsa, çmimet e derivative në Kosovë, ndryshojnë cdo ditë varësisht prej cimit tavan që vendos Qeveria.
Në ditët e fundit çmimi tavan për një litër naftë është 1.60 euro, për benzinë 1.34 euro dhe një litër gaz 0.75 euro.