Eksperimenti i NASA për shpëtimin e Tokës: Sot anija kozmike godet asteroidin për ta lëvizur nga orbita

Eksperiment i shpëtimtar i planetit, i pari i këtij lloji i NASA pritet që sot të godas një asteroid të vogël e të padëmshëm miliona kilometra larg si provë në rast të ndonjë rreziku të mundshëm në të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.

Një anije kozmike e emëruar Dart (Thumb) të hënën cak do ta ketë një asteroid me cak të goditjes të drejtpërdrejtë me shpejtësi prej 22500 kilometra në orë. Goditja do të duhej të shtynte asteroidin në një orbitë pak më të ngushtë me shkëmbin e tij shoqërues – duke demonstruar se nëse një asteroid ndonjëherë niset drejt nesh, ne e kemi një gjasë e një armë për ta ndaluar duke i ndërruar kahun.

“Këto janë gjëra të librave të fanta-shkencës e episodeve të klishe të ‘Star Trek’ nga rinia ime, dhe tani ja u bë realitet” tha shkencëtari i programit të NASA Tom Statler të enjten.

Kamerat dhe teleskopët do të vëzhgojnë përplasjen, por do kalojnë ditë edhe javë për të mësuar nëse realisht asteroidi ka ndryshuar orbitën.

Testi i mbrojtjes planetare “Dart” prej 325 milionë dollarësh filloi vjeshtën e kaluar.

Asteroidi në shënjestër të tij është Dimorphos, rreth 9.6 milionë kilometra larg nga Toka. Në fakt është një asteroid binjak me një më tash (780 metra) i emëruar Didymus, në greqisht binjak. I zbuluar në 1996, Didymos rrokulliset aq shpejt sa shkencëtarët besojnë se ka hedhur material që ka formuar një satelit të vogël. Dimorphos – afërsisht 160 metra i gjatë – rrotullohet përreth trupit paraardhës në një largësi prej 1.2 kilometrash.

Eksperimenti do të ndiqet nga stacionet hapësinore të NASA sot dhe do ta transmetojnë drejtpërdrejtë misionin Dart në kanale zyrtare./gazetametro.net