Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Kurti sa i përket shtesave nga 10 euro në muaj për fëmijë.
Kryeministri Kurti sot gjatë ditës njoftoi se këtë muaj po bëhen një vit prej kur u fillua skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona, duke thënë se “rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona janë përfitues të shtesave”.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Kurtin për mos fillimin e mësimit nga shtatori.
“200 mijë fëmijë marrin shtesa nga 10 euro/muaj, derisa 318 mijë fëmijë nuk po mbajnë mësim nga 1 shtatori i këtij viti”, ka shkruar Bajrami.
Kujtojmë se janë bërë pothuajse një muaj që nxënësit nuk janë kthyer në shkolla për shkak të grevës nga mësimdhënësit, ku po kërkojnë nga Qeveria nga 100 euro shtesë. /Periskopi/