




Ish deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka qenë e ftuar në një dasmë, ku ka patur gjithashtu shumë personazhë publike.
Nga video e publikuara në rrjet ish deputetja shihet teksa është ulur pertokë dhe këndon “Hajredin Pasha”, krah bashkëshortit.
Krah tyre shihen dhe dasmorët e tjerë të cilët kanë shijuar çdo moment nga dasma e cila kishte bërë bashkë shumë figura të njohura të ekranit dhe politikës.
Në mesin e tyre ka qenë moderatorja Fatma Haxhialiu, Aulona Musta, gazetari Andi Vrapi dhe shumë të tjerë.