Vetëvendosje në Pejë me kryetar të ri, ky është fituesi

VV ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor.

Kryetar i VV-së në Pejë është zgjedhur Taulant Kelmendi.

Njoftimi i plotë:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Pejë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, TAULANT KELMENDI
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, VALBONA GJAKOVA TARAKU
Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, BLEONA KELMENDI”.