Anita është një nga poetet që vazhdimisht shkruan për aktualitetin e vendit.
Duke shkruajtur , për rinin,mjedisin, politikën dhe çdo gjë të momentit.
Anita përcjellët nga shumë lexues,shkran “Kosovarja”
Ajo së fundmi postoi një shkrim mjaftë atraktivë.
”Ndoshta ju do më shani, do më gjykoni, por unë si poete dua t’ua them dy fjalë, ju brezit të ri, përfshirë dhe fëmijët e mij :
Më vjen turp për një pjesë rinie si ju…po, po më vjen turp e nuk jam krenare aspak !
Ju po bëheni një rini tik-toku, rini
“Big bradher”, rini “Përputhen“,
rini kafenesh, rini lakuriqesh…!
Dhe më e keqja është, pa u përpjekur fare për të drejtat tuaja. Na fusni në borxhe, nga 30 mijë paund, për të ikur nga vendi, e akoma më keq, mund të na vishni në të zeza, me ato gomonet e çara,
që janë më vde.kjeprurëse se armët e 97-ës.
Ku shkoni…?!
Edhe atje ku po shkoni, po vr.isn.i njëri tjetrin, për shtëpitë e barit, për drogë dhe për femra !!
A nuk mendoni për dhimjen e ne nënave ?
Pse, kur keni ato 30 mijë paund, që ne si lajmë dot për gjysmën e tërë jetës.. pse nuk bëheni 4, 5 apo 7 vetë, të bleni një resort, apo një bisnes, e të rrini në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, me prindërit tuaj ?
Që jeta është bërë shumë e shtrenjtë dhe e pa përballueshme, unë nuk ju vë në faj, por që ju rrini në “ Tik- tok”, me orë të tëra, duke ndjekur shabllonet më të gabuara për jetën tuaj, njerëz qē pēr pak fame po shajnê e ofendojnë derinë degjenerim për këtë nuk mund t’ju arsyetoj !
Rrini e mos ikni si frikacak, se jeni e ardhmja e këtij vendi ,ngrihuni kërkoni të drejtat tuaja, duke rrezistuar e mos e lëshuar vendin, se po bëni një krim të rëndë !
Shkoni e takoni ata për të cilët votuat, tundëni e shkundëni nga xhaketat e blinduara, që veshin… po vendin mos e lëshoni !
Kjo tokë, është e të parëve tanë, është e prindërve, amanetin e të cilëve duhet ta përcillni brez pas brezi…
Mos u largoni i nga vendi, po ngrihuni e kërkoni atë që iu takon !
Nuk duam pleqtë e plakat e Gjermanisë, se kemi fëmijet tanë si yje !
Le te bëjmë një betim që s’do largohemi, duke vënë jetën në rrezik…
Të mblidhen të rinjtë e të takojnë kryeministri tregojini të gjitha arsyet,që po u bëjnë të ikni.
Politika ka bërë lojra deri sot, ku secili akuzon njëri-tjetrin për hajdut, po në fakt në burg nuk u fut askush. U bënë milionerë e miliarderë, hap e mbyll dosje të korruptuara, por që në kaq vite, nuk u dënua askush…!
E pra, ju duhet të mos e lëshoni kurrë këtë vend, se është i juaji, dhe nuk gjeni askund në botë ngrohtësinë e tij, por ngrihuni e vendosëni fatin e tij dhe të këtij kombi nē duart tuaja!
Mjaft pitë drogëra, sa po humbni arsyen, shaheni e vr.ite.ni me njëri-tjetrin e akoma më keq, për prishje rendi e qetësie, po rriheni nga policia, në mënyrën më brutale !
– Çohu, o rini, çohuni e mos rrini në “Tik- tok” e kafeneve… çohuni të tundet vendi, nga e drejta jote!
Mos e lëshoni vendin kurrë, se një ditë gjaku i të parëvë do të na mallkoi…
Çohu, rini, nga gjumi çohu !”
Anita Hoxha