Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për dokumentin katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje me publikimin e tij, që së pari u publikua në “Albanian Post”.
“A jam i çmendur, po lexoj një dokument që nuk ekziston? Mirë, e pranoj, po lexoja një dokument që nuk ekziston”, ka thënë me cinizëm Vuçiq.
Qeveria Gjermane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.
Vuçiq, u pyet nga gazetarët në New York nëse është ofenduar që në fund të fjalimit tha se ‘rrnoftë Serbia’, ku edhe përkthyesi filloi të qeshte. Ai tha se nuk do ta interpretonte si tallje.
“Disa kundërshtarë politikë, të cilëve u vjen turp që janë në Serbi, u tallën. Por nëse Zelensky mund të thotë “Lavdi Ukrainës”, pse nuk mund të them “Rroftë Serbia”.
“Ne në Serbi nuk do të shkonim në luftë, ne e admirojmë forcën e Prishtinës. Ata do të shkonin në luftë, ne jo”, tha Vuçiq, ndërsa i pyetur se me çfarë fryme do të kthehej në Serbi, ai tha se do të ishte në frymën e një njeriu që është i gatshëm të luftojë, shkruan danas, transmeton Gazeta Express.
Ai nuk ka dashur të flasë shumë për sanksionet e reja të mundshme kundër Rusisë, as për atë se sa të rëndësishme do të jenë për Serbinë, por ka paralajmëruar se do të jenë dëshmitarë të “një konflikti të madh botëror”.
“Ne do të përpiqemi ta bëjmë Serbinë të mbijetojë. Rroftë Serbia”, ka përfunduar Vuçiq.