Kjo grua nga Sallagrazhda kujdeset për mbi 5000 pula dhe e ka kthyer këtë në një biznes mjaft fitimprurës, shkruan OnAir.
Në vitin 2015 Ylfete Vata në këtë fshat në komunën e Suharekës e filloi me vetëm 70 pula e më pas me kohën dhe me investime hap pas hapi arriti të kishte këtë sasi që posedon aktualisht. Ajo këtë aktivitet e nisi si pasion dhe për nevoja familjare.
Tashmë dita e saj është e mbushur me përkujdesjen ndaj këtyre shpezëve. Nga sasia e madhe e tyre e gjithë familja është e angazhuar me mbarëvajtjen e kësaj ferme, por ndihmësi i saj më i madh është bashkëshorti i saj.
Ata tregojnë për “RTV Dukagjini” se kanë plane që këtë biznes ta zgjerojnë edhe më shumë.