Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se nuk është penduar për fjalët dhe tonin e lartë me të cilin iu drejtua sot kryetarit të Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për arsim.
“Jo se s’kam çka të pendohem, ata që më kanë votuar e dinë natyrën time të qasjes ndaj problemeve. I marr qasjet pak më personale se që janë po ky jam unë. S’po mbërrijmë t’i qojmë fëmijët në shkollë sepse kryesia e SBASHK-ut ka ngri krye se i do 50 euro më shumë. Janë 50 që i marrin kesh dhe 50 të tjera u vijnë në forma të tjera që gjithashtu janë investim në arsim, mirëpo këta nuk po i marrin ashtu”, ka thënë Basha në KTV.
Sipas Bashës, deri te përplasja me Jasharajn ka ndodhur pasi që ky i fundit ka kërkuar që të mos i jepet fjala në mbledhje,
Basha ka shtuar se përplasja me Jasharajn ka ndodhur pasi sipas tij, ai ka kërkuar që atij të mos i jepet fjala gjatë mbledhjes së komisionit.
“Ky thotë mos ja jep fjalën Dimalit, kjo flet për mentalitetin që ky njeri e ka të instaluar në rrethin ku ai punon”, ka thënë Basha.