Vjosa Osmani e para, Glauk Konjufca i dyti – sa pëlqehen liderët kosovarë sipas matjeve të fundit

Presidentja Vjosa Osmani kryeson listën e politikanëve që vlerësohen më së miri. Pas saj, më i vlerësuari pozitivisht është Kryeparlamentari Glauk Konjufca. I treti, Kryeministri Albin Kurti. Më poshtë gjeni vlerësimet për politikanët kryesorë në vend.

Na matjet e fundit të kompanisë UBO Consulting, të anketuarit janë pyetur për vlerësimin e politikanëve në shkallë, prej 1 deri në 5. Një, në këtë rast, nënkuptonte “shumë negativ”, ndërsa pesë, “shumë pozitiv”.

Presidentja Vjosa Osmani është vlerësuar më së shumti, me një mesatare prej 3.36. Pas saj renditet Kryeparlamentari Glauk Konjufca me 3.08.

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është renditur i treti me 2.97. Ai ka pak dallim prej kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë vlerësim mesatar 2.95.

Pas këtyre vjen kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me 2.64.

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, renditet pas Krasniqit, me vlerësimin 2.51.

Me 2.29 është vlerësuar Ministrja e Punëve të Brendshme, Donika Gërvalla, e cila së fundmi është në bashkëdrejtim të Listës Guxo.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari është vlerësuar me 2.27, ndërsa kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, me 2.26.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është vlerësuar në shkallën 2.13