Pothuajse nuk ka njeri që nuk i do këto krepa.
Gjëja e mirë është që gatuhen shpejt, nuk kërkojnë shumë artikuj dhe mund të gatuhen në çdo moment.
Ekzistojnë mënyra dhe receta të shumta për krepa, ndërsa secila amvisë ka ndonjë truk të vetin, që bëjnë që krepat të jenë të buta dhe të shijshme.
Është një truk, për të cilin amvisat thonë që me siguri ka sukses dhe se krepat do t’i bëjë më të mira se kurrë më parë.
Fjala është për birrën.
Domethënë, duhet që tretjes t’i shtohet pak birrë. Birra do të ta bëjë efektin e pluhurit të ëmbëlsirave më të fortë dhe do t’i bëjë krepat që pak të bymehen gjatë pjekjes.
Krepat nga brenda do të mbeten të buta dhe e shkrifëta.
Çështja është që birra krijon dyoksid karboni dhe vepron si mjet natyral për bymim, derisa brumin e bën të shkriftë dhe shumë të butë. Krepat e tilla thjesht të shkrihet në gojë.
Sasia e birrës duhet të përshtatet me sasinë e përzierjes. Është më mirë nëse raporti është 50:50. Për shembull, nëse vendosni 1 gotë qumësht, preferohet të vendosni 1 gotë birrë.
Ju bëfshin mirë.