




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka publikuar disa fotografi me presidentin e Amerikës, Joe Biden. Mirëpo një fotografi me presidentin Biden e ka postuar edhe ish ambasadorja e Kosovës atje, Vlora Çitaku.
Derisa Osmani tregoi se çfarë kanë biseduar, Çitaku nuk ka shkruar asgjë, por vetëm ka vendosur dy flamujt e Kosovës dhe SHBA-se dhe një zemër.





Osmani sot njoftoi se Biden shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani.