Një episod ka ndodhur ditën e sotme në shkollën profesionale të mesme të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë. Raportohet se dera e jashtme e shkollës, për arsye ende të panjohura, ishte bllokuar dhe askush nuk mund të dilte apo të hynte.
Por duket se kjo nuk e ka penguar aspak një nga mësuesit që zhvillon lëndët e praktikës. Profesori nuk mendoi dy herë por u ngjit mbi derën e hekurit duke kaluar në anën tjetër.Veprimi është shoqëruar me duartrokitjen e nxënësve.
Bllokohet dera e shkollës së mesme në Tiranë, profesori fiton duartrokitjet e gjithë nxënësve me veprimin e tij
Shkolla e Mesme e Ndërtimit “Karl Gega“ Tiranë, eshtë shkollë me tradite që i ka fillimet e saj që para çlirimit në përbërje të shkollës “Harri Fulz”.
Pas çlirimit te vendit, kur u çel Politeknikumi “7 Nëntori“ në Tiranë, (në të cilën vazhduan studimet e ndërprera nga lufta nxënësit që ndiqnin shkollën teknike para çlirimit), u fut si profil më vete edhe shkolla e ndërtimit
Në vitet që do të pasonin, kjo shkollë do vazhdonte të plotësonte nevojat e vendit me specialistë për rindërtim duke u zhvilluar më tej dhe duke u shkëputur nga shkolla mëmë.
Ajo do të vazhdojë të ecte përpara duke operuar nëfillimet e saj në dy vite shkollore dhe duke nxjerrë kështu teknikë gjeometër. Në vitin shkollor 1948-1950, shkolla u quajt, “Teknikumi i Ndërtimit” 3 vjeçar me të drejta të plota për të ndjekur studimet e larta.
E tillë qëndroi deri më ‘1954, kur me vendim të qeverisë, dega e ndërtimit në Politeknikumin “7 Nëntori“, transferohet në Qytetin e Nxënësve dhe mori emrin Teknikumi i Ndërtimit “8 Nëntori“, sot Shkolla e Ndërtimit “Karl Gega“.