Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në lidhje me kornizën e re të dialogut Kosovë-Serbi për të cilën është raportuar të dielën, ka thënë se ajo marrëveshje duhet të hyjë në fuqi me kusht që me hyrjen në fuqi Kosova të njihet nga pesë vendet mos njohëse.
Në të kundertën, Peci thotë se “kjo kornzië e re e dialogut nuk i shërben intereaveve të vendit.
Shton se nuk është as në dbo të procesit integures të Kosovës.
Sipas kornizës së re së dialogut që është raportuar sot në AP. Planifikohet që brenda 10 viteve Kosova të njihet nga Serbia.
Por brenda kësaj periudhe, Serbia do të ndihmohet financiarisht duke u njohur kështu si “fuqia kryesore rajonale politike dhe ekonomike”.
E për Kosovën përmenden njohjet e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Po ashtu Serbisë nuk do t’i kërkohet që menjëherë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Kjo kornizë sipas raportimeve është propozuar nga Gjermania dhe Franca.
Të dy shtetet kanë caktuar emisarë për çështjen e dialogut.
Postimi i plotë pa ndërhyrje.
Platforma per Marreveshjen II te normalizimit te marredhenieve ne mes Kosoves dhe Serbise qe eshte publikuar sot ne Albanian Post, nese eshte e vertete, duhet te pranohet me nje kusht.
Ky kusht duhet te jete klauzula qe kjo marreveshje hyn ne fuqi me njohjen nga te gjitha vendeve mos-njohese te BE-se.
Ne te kunderten ajo nuk i sherben interesave te vendit tone, pasi ne aspektin e integrimit ne organizatat nderkombetare, duke perfshire ketu NATO-n dhe BE-ne asgje nuk do te ndryshoj ne raport me gjendjen e tanishme.