




Ndërsa në Shqipëri e në kampionatet elitare europiane diskutohet mbi vendimet e VAR ose arbitrave, në Serbi ka nga ata që përdorin metoda më të thjeshta. Në një ndeshje, arbitri serb, gjatë një ndeshje kampionati, e përmbysi vendimin e tij, pasi pa rastin në telefonin telefonin e një tifozi prezent në shkallët e stadiumit.





Zyrtarit të ndeshjes iu desh të përballej me një episod të dyshimtë gjatë ndeshjes së një divizioni inferior. Një lojtar arriti të shënojë me kokë dhe sipas gjyqtarit goli ishte i rregullt. Megjithatë, skuadra kundërshtare dhe tifozët e tyre nuk ranë dakord dhe filluan të protestojnë. Sipas tyre, në fakt lojtari që kishte shënuar golin ishte në pozicion jashtë loje. Arbitri nuk e humbi toruan dhe e zgjidhi menjëherë problemin. Ai zgjodhi të rishikojë aksionin. Në VAR? Jo ekzaktësisht.





Një VAR “bëje vetë”, kështu mund të përcaktohet. Arbitri mbërriti te tifozët dhe i pyeti se kush kishte regjistruar minutat e fundit të lojës para protestës. Për fat të mirë, një burrë kishte filmuar të gjithë aksionin dhe ia tregoi videon arbitrit. Pasi kontrolloi në telefon, arbitri e rrëzoi vendimin e tij. Lojtari ishte jashtë loje, kështu që goli nuk ishte i vlefshëm.
Imazhet dhe videot e kësaj skene kanë pushtuar rrjetin. Ka nga ata që kanë pyetur nëse përdorimi i telefonave inteligjentë lejohet nga ndonjë rregullore dhe nga ata që kanë ironizuar: “VAR tani është i disponueshëm në Google Play Store”.