Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi sërish përmendi mundësinë për luftë në Kosovë. Gjoshi tha se kjo është luftë kundër imazhit të shtetit të Kosovës, dhe se në rast lufte, Kurti do të ikte në Norvegji.
Ai tha se këto deklarata të shefit të qeverisë lënë një përshtypje të keqe për imazhin e vendit tek vendet tjera.
Zyrtari i PDK’së i sugjeroi kryeministrit të mos flasë në publik për këto tema, dhe se ai e di fort mirë se me kënd fliten këto tema.
“Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj. Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti. Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda. Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka! Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji”, ka shkruar Gjoshi.