Shërbimit Meteorologjik Slloven ka njoftuar të premten se ka rënë borë në në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.
Sipas meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë. Për këtë arsye bora ka mbetur në tokë.
Kredarica ndodhet 2541 metra mbi nivelin e detit.
Ditëve të fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm me reshje të mëdha, që ka sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.
Ajri i ftohtë nga veriu dhe ajri i ngrohtë me lagështi nga deti Mesdhe përzihen në rajon, gjë që favorizon krijimin e paqëndrueshmërisë dhe reshjeve të dendura.