




Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqunovci ka vlerësuar se grevat e SBASHK-ut janë mekanizëm i opozitës që qëllim kanë rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sipas Bajqinovcit, opozita nuk e ka guximin të përballet me Kurtin, prandaj përdoren sindikatat.
“Grevat janë politike. Mendoj që grevat e SBASHK-ut janë politike, sepse janë mekanizëm i opozitës, që s’po guxon të përballet me Kurtin në asnjë debat.
Po i përdor qysh i ka përdorur 18 vjet. Ka pasur edhe marrëveshje paraelektorale me SBASHK-un ku kanë dalë se tash do të kemi këtë rritje e kanë thënë do ta përkrahim këtë program.





I njoh shumicën e sindikatave. Duhet të themi se shumica s’janë për grevë, por fatkeqësisht ajo e arsimit dhe ajo për shërbyesit civilë janë bllokuar”, ka thënë ai në KTV.
“Por fatkeqësisht këto dy sindikata s’po e kryejnë punën dhe mendoj se është edhe tendencë për rrëzimin e Qeverisë”, ka shtuar Bajqinovci.
Sipas Bajçinovcit, opozita ishte edhe prapa protestave të veteranëve për çështjen e pagës minimale.
“Çdo tendencë të sindikatave e organizatave po shohim që opozita po manipulon sepse s’është e gatshme të përballet në asnjë formë me zotin Kurtin”, ka theksuar Bajqinovci.