Dalibori, i riu nga fshati i boshatisur Stracin i Kratovës katër vjet më parë është martuar me Artën, nuse, që e ka marrë nga Shqipëria, dhe me të cilin kanë tre fëmijë. Ai na tregon se me ndihmën e një ndërmjetësuesi, kanë arritur të bien dakord që të martohen e të lidhin kurorë.
Dalibori na tregon se ka edhe tarifa për ata që kërkojnë nuse shqiptare. Ai përmend një person nga Prilepi, i cili, kinse për qerasje, iu kërkon shuma të ndryshme parash, djemve beqar që fatin e tyre të jetës e kërkojnë përtej kufijve.
“Ata janë dy persona, për tjera raste nuk dimë. A ju ka kërkuara para Volje të kryhet kjo punë? Jo, vetëm nëse e qeras diçka. Sa është kjo qerasje? Varet se sa të kërkon. Sa është kjo qerasje, për shembull? Diku 500 euro sigurisht, por mundet të jetë edhe 1.000euro ajo qerasje”, tha ai.
Arta tregon se në familjen e babait kanë qenë mysliman, por me lidhjen e kurorës me Daliborin asaj i kanë kërkuar që të konvertohet në fenë ortodokse. Ajo këtë na dëshmon edhe me fotografitë nga albumi i dasmës së tyre që e tregon ceremoninë e ndërrimit të fesë nga prifti i fshatit.