




Autori i shout televiziv “It’s My Home”, Valon Maloku ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin e dhunës brenda shout, kur njëri prej banorëve sulmon me sandale një banore tjetër.
Ai ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin, duke raportuar se banorja është sulmuar me këpucë.





“Portalet e kanë rritë sulmin me papuqe, duke raportuar që e ka sulmuar me këpucë”, ka thënë Maloku në Kanal10
Ndryshe, KPM sot ka vendosur që ta ndërprejë transmetimin televiziv të këtij shou, mirëpo i njëjti po vazhdo të shfaqet në platformën Youtube.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës tashmë kanë hapur rast dhe po e hetojnë incidentin e djeshëm, megjithatë që nga dje janë raportuar edhe shumë skena me gjuhë të urrejtjes nga i njëjti shou.