Xhezide Selimi është bërë virale në rrjete sociale me videot e pazakonta që ndan. Ndonëse është shumë e angazhuar si juriste dhe moderatore, e reja nga Kosova gjen kohë dhe për punët e fshatit. Ajo publikon shpesh video duke mbledhur bar apo duke prerë dru, të cilat janë kthyer menjëherë virale.
Megjithatë, ajo tregon se është përballur me shumë komente negative nga shumë njerëz, pavarësisht atyre pozitive. Në një intervistë që dha për “Abc-ja e mëngjesit”, Xhezidja theksoi se nuk e ka aspak për turp që të bëjë punë fshati pasi nuk ka komplekse. “Si në fshat nuk ndihem në asnjë vend të botës”, tha ajo.
“Çdo aktivitet e hedh dhe në rrjete sociale si çdo njeri nga ne. E dija që ideja e videos duke mbledhur bar ishte e pazakontë dhe nuk kam parë shumë që kanë bërë një gjë të tillë duke marrë parasysh dhe profesionet e mia si juriste dhe moderatore. Nuk e kam problem që të bëj punë në arë.
Mundem dhe me kositur, punë të cilët shumë burra nuk dinë ta bëjnë. Jetoj në fshat, interesi për të parë se si bëhet diçka dhe duke praktikuar. Miqve iu bën përshtypje kur publikoja videot. Mirëpo, e kam thënë se nuk i bëj këto punë vazhdimisht dhe kjo nuk ndikon as në shëndet, as në bukuri.
Jetën time e publikoj pa asnjë kompleks, nuk më intereson mendimi i tjerëve. Ata janë njerëz me komplekse komentojnë gjëra koti që nuk kanë të bëjnë aspak me videot që postoj.”, tha ajo. Juristja tregoi gjithashtu se bën dhe punë të tjera, si të kosis barin. Ajo thotë se fshatin nuk do ta ndërronte me asgjë. /abcnews.al