




Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj njihet për pjesëmarrjen e tij të shpeshtë nëpër dasma. Ai asnjëherë nuk heziton të publikojë fotografi të çifteve nëpër dasma në rrjetin social Facebook, duke u uruar atyre fat e lumturi.
Mirëpo, arsyen pse Haradinaj nuk e refuzon asnjë dasmë, e ka dhënë shefi i Grrupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri.





Ai në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se kur dikush e nderon Haradinajn e thërret në dasmë, ai ia kthen nderimin njëjtë, duke marrë pjesë.
“A din cfarë nderi, unë jam martu, kur e kemi bo listën me familjen tem, e kemi bo kon me hjek, e jo kon me ftu. Është një listë e ngushtë që kon e thirr, e nderon.
Ramushi është njeri i popullit, përbesë kur tum thrret dikush në darsëm, shumë pritoj me shku se është ngarkesë. Ramushi nuk priton, kur dikon e nderon, e nderon edhe ai. Gjithë ka shku, mirëpo ai e bën nderin deri në fund. Unë lakmoj për energjinë e tij”, tha ai.