Lajm i mirë: Shpëtojnë shqiptarët e gomones pas 10 orësh në det! FOTO

Një lajm i mirë vjen nga deti i Dunkirkit. Shqiptarët që ishin në kushte të vështira janë shpëtuar nga policia franceze. Ata ishin në kushte të vështira dhe në pikëpyetje për jetën.

Gomonia që do i dërgonte në Angli po fuste ujë në Calais Dover në Francë. Kjo bëri që jeta e tyre të ishte në pikëpyetje dhe ata vendosën të kërkonin publikisht ndihmë tek autoritetet e francës.

Pas marrjes së informacionit, JOQ ALBANIA kontaktoi me gazetarët francezë dhe ata na konfirmuan që janë shpëtuar. Një lajm ky që na gëzon pamasë, duke qenë se flitej për jetë njerëzish.

Gjithashtu, edhe një shtetas shqiptar, që ka pasur kontakte me një nga personat, që ishte nisur drejt Anglisë ka konfirmuar shpëtimin e tyre. Ai bisedoi me JOQ duke konfirmuar lajmin e mirë.

Mësohet se shqiptarët kanë qëndruar 10 orë në det. Një falënderim i veçantë për reagimin në kohë shkon për organizatën Utopia 56 dhe policinë franceze. Ata iu përgjigjën menjeherë thirrjes të ngritur nga JOQ.

Ndërkohë, institucionet shtetërore shqiptare, qëndruan si gjithmonë në heshtje. Ambasada jonë duket se nuk u përfshi në një ngjarje të tillë dhe nuk u mor me rastin konkret.