Dyshimet e Kurtit për grevat, Sefaj: Nëse del diçka shkoj në Vrellë, aty kemi 30 lopë

Anëtari i Këshillit Grevist, Ali Sefaj thotë se greva nuk ka të bëjë me asnjë skenar për rrëzimin e Qeverisë.

Sefaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një skenari të tillë.

“Unë nuk besoj që mund të ketë kësi skenari. Shumë duhet të jesh i marrë që të besosh se mund të ketë një skenar të ngjajshëm. Unë nuk bëhem kurrë pjesë e skenarëve të tilla”, tha ai.

Tutje, Sefaj thotë se do të bëhet përgjithmonë bari lopësh, nëse del një skenarë i tillë për rrëzimin e Qeverisë.

“Prindi im ka një fermë, që ka 30 lopë, dhe po e them publikisht, do të jem bari lopësh deri në vdekje dhe nuk do të vijë kurrë në Prishtinë, vetëm nëse do të kem nevojë për kontrollim në QKUK, mirëpo në rast se kryeministri nuk lëshon asnjë pe, unë nuk mund të shkoj e të strukem në Vrellë. Unë kam ardh këtu t’i adresojë kërkesat, për mua adresa është kryeministri, unë kërkoj nga ai zgjidhje, ai mund të na gjejë zgjidhje. Unë dhe shumë të tjerë, e kemi votuar që t’i bëj këto zgjidhje. E kam ndihmuar për shumë vite, nuk jam pishman që e kam ndihmu”, tha ai.