Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të kryesuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi.
Zemaj në një postim në Facebook, ka thënë, se Kurti është ngarkuar sot si ministër i dytë i shëndetësisë.
Por, sipas Zemajt, kryeministri është më i paafëtë se ministri aktual i shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi!
Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.
Spektakël populist!”, shkroi Zemaj në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Kurti tha se nuk po synon zëvendësimin e ministrit Rifat Latifi, por që siç tha ai, me gjendjen e rëndë në shëndetësi nuk mund të merret vetëm ministria përkatëse.