




Personazhi i famshëm i “Tik Tok”-ut, Rasim Avdyli, është shfaqur i tejet i mërzitur duke qarë si fëmijë në videon e tij të fundit. Përkundër se ai tregon se i ka të gjitha të mirat, malli për vendin e tij si dhe mungesa e familjarëve dhe të afërmeve e ka bërë atë që të ndajë me ndjekësit e tij se sa i vetmuar ndihet ai.
“S’kom familje, se kom kërkonin”, dëgjohet ai duke thënë në videon e tij që ka prekur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.





Ditë më parë, ai ishte shfaqur me një video ku dukej i mllefosur e i zhgënjyer me ndjekësit e tij. Siç shihet, atë e kanë prekur komentet e ndryshme negative që i bëhen videove të tij, dhe kjo e ka shtyrë të dalë me një paralajmërim se nëse nuk ndalen, ai do ta lë Tik-Tokun.
Ky reagim i tij erdhi pasi shumë konfrontimeve me disa nga ndjekësit e tij, në të cilat edhe shihet në një numër të konsiderueshëm të video reagimeve në profilin e tij në tiktik.