




Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka bërë të ditur se diskutimi për Kosovën me propozim të liderit të Dveri-t, Boshko Obradoviq, do të zgjasë 10 orë.
Ligjvënësit serbë vendosën ta dyfishojnë kohën e diskutimit, kështu që diskutimi për Kosovën në seancën e posaçme të Kuvendit do të zgjasë 10, në vend të pesë orësh.
Në seancë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi Raportin për procesin e dialogut me Kosovën nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022.





Kreu i shtetit serb tha gjatë kësaj seance se Serbia as drejtpërdrejt e as tërthorazi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Siç pretendoi ai “në një periudhë relativisht të shkurtër kohore janë bërë shtatë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës”
Vuçiq deklaroi mes tjerash në seancën e parë parlamentare se pret që në 15 ditët e ardhshme edhe vendi i tetë ta tërheq njohjen e Kosovës, transmeton Klankosova.tv