Opinionistja, Kimete Berisha, i ka komentuar në mënyrë ironike largimet që po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo nëpër mjetë një proze të shkurtër poetike ka vënë në thumb partinë në pushtet, për aktivistët që i shërbyen nder vite, e që tash ua ka kthyer shpinën.
Postimi i Berishës:
Koha për ndarje!
Aktivisti i Albin Kurtit:
– Sa gurin e kam giu për ty – Haram t’koftë!
– Tash s’po ma çel telefonin, e kur gjujsha gur për hatër tandin, ta kajke!
– Vet më the të dua – e tash m’ke harrua.
– E kam çliru Kosovën nga çlirimtarët… per hatër tanin.
T’pata thanë: Babë, veç kallxo ti, se hi e kalli n’n’tana anët.
Kam hangër hekër për ty.
E tash, s’po t’pëlqej ma.
S’e s’jam shkollovan –
Tash duhet me gju me libra e jo me gurë.
Që me ba me t’gju me kompletin e librave t’Ibrahim Rugovës -s”t’del ilaç – t’sakaton kopertina ma zi se guri! 
A e ke provu me shqy’ lëkurën me letër – djeg shumë!
Mos provo Zot!
Aktivistja:
– Edhe unë valla kurrë ma rahat me kanallet e ujit s’jam ba, tuj i përdorë organet vitale si depo armatimi.
Haram t’koftë gazi-lotësjellës…
Që thotë një fjalë e urtë popullore ‘Meshkujt janë të poshtër’!
– Ku e lë besën që ma ke dhanë?
M’pate thanë, për mu’ nuk ka me pas problem: në daç shamia me lule në daç shamina vija – vija!
Tash muslimani i prapambetun po t’duket.
Na rrejshe që beson në Zot.
T’marroftë Zoti, qysh t’ka marrue.
– N’kry t’nanës bajshe be që s’ke me na lanë.
Ama, Ti na len neve – po na Ty nuk t’lshojna. Q’asi tipi jam unë.
Nuk ndahesh prej meje kur do ti. Aty unë vetna kur ndahna.
Besa – besë. Besnikëria dmth tjetër kanë mos me shikjue:
me mbajt besën që e ke dhanë qysh atë ditë kur jem taku e mbleshshim gur m’i gju shtetin.
– Një gajbe vo i pata dhënë donacion me gju Isa Mustafën! Me çka u shpërbleva unë?
Me çka?
P.S. Albin Kurti në përpjekje për të dalë nga Koha e Gurit!